Luftoni gripin dhe forconi imunitetin me hudhër!

 

Hudhra është përdorur që në lashtësi për trajtimin e infeksioneve të frymëmarrjes të shkaktuara nga bakteriet dhe viruset. Nga analizat në  laborator është vënë se hudhrat janë me të vërtetë aktive kundër disa viruseve të caktuara. Një  studim i vitit 2001, i kryer mbi 146 njerëz, ka treguar efektin e tyre mbi sëmundjen e të ftohtit: personat të cilët konsumuan hudhër në mënyrë të përditshme e shmangën të ftohtin më shpejt se pjesa tjetër.

Në vjeshtë dhe në dimër, përdorimi i rregullt i thelpinjve të hudhrave mund të ndihmojë në forcimin dhe mbrojtjen e  imunitetit. Për të luftuar ftohjen, fytin e lënduar, apo gripin ju mund të përgatitni një çaj të thjeshtë bimor duke vënë dy ose tre feta hudhre të grirë në ujë të nxehtë për pesë minuta dhe ta pini të gjithë. Do t’ju bëjë menjëherë efekt!

Pin It