Këshilla jete nga Profeti Muhammed (a.s)

Në një kohë kur njerëzit janë në kërkim të këshillave për një jetë më të shëndetshme fizikisht dhe shpirtërisht, ajo çka do të ishte më thelbësore do të ishin këshillat e jetës nga shembulli i njeriut perfekt, Profeti Muhammed (a.s):

Kur njëri  prej shokëve të Tij(a.s) i tha: “Më këshillo!”

Pejgamberi (a.s) i tha :“Kije frikë Allahun kudo që të jesh”.
“Më thuaj edhe diçka tjetër.”:-tha.
Pejgamberi alejhi selam i tha : “Pas çdo pune të keqe që vepron, pasoje atë me diçka të mirë, sepse ajo shlyen punën e keqe.
Ai e pyeti sërish: Më thuaj  edhe diçka.
Tha Pejgamberi alejhi selam: “Sillu me njerëzit me moral (edukatë) të mirë “.

Pin It