Hyperoni, pema që duket si “qiellgërvishtës”, e gjatë 115.5 metra

 

Deri në gusht të vitit 2006 pema më e lartë në botë  ishte pema me nofkën “Gjigandi i Stratosferës” me vendndodhje ne Kaliforni në  “Parkun e Shtetit  ” Humboldt Redëoods” dhe ka një gjatësi  prej 112.4 metrash.

Në shtator të po atij viti dy ambientalistë, Chris Atkins dhe Michael Taylor aluduan se në park gjendeshin tri pemë të tjera me gjatësi më të madhe se “Gjiganti i Stratosferës”, kështu që  ekipi i studiuesve  filloi kërkimet për pemët në fjalë. Pasi u bënë matjet përkatëse u konstatua se njëra prej pemëve e quajtur  Hyperion  ishte afërsisht 3 metër më e gjatë se “Gjiganti i Stratosferës” pra në total 115.5 metër.

Pas zbulimit që iu be nga Atkins dhe Taylor, pemës iu bë matje edhe njëherë nga Steve Sillett, shkencëtari i Universitetit shtetëror të Humboldt-it. Ai u ngjit deri në majën e saj dhe hodhi matësin nga lartësia duke mos lënë më vend për dyshim, Hyperoni  ishte tashmë “Gjigandi Botëror”. Kjo matje spektakolare u filmua nga kamerat e National Geographic. Steve Sillett mendon se pema është 600-vjeçare, që do të thotë rreth 20-vjet në vitet e njeriut.  Vendndodhja e saktë e pemës nuk bëhet e ditur për arsye sigurie.

Pin It