Arkiv: Gjendet pema gjenealogjike e Sejjit Muhamedit, deri tek njeriu i parë mbi tokë, Ademi

 

rkiv:

Në Arkivën Qendrore Shqiptare u zbulua një dokument i rrallë. Kështu mes dokumenteve osmane, në këtë institucion ruhet pema gjenealogjike e Sejjit Muhamedit, i cili ka jetuar në Elbasan dhe varri i tij ndodhet në rrëzë të Krastës.

Mes popullit është njohur edhe me emrin, Zehri Efendi.

Ky dokument ndahet në dy pjesë dhe u publikuar nga vetë Arkivi i Shtetit. Tek e para flet për gjenealogjinë e Sejjit Muhamedit, që arrin deri tek njeriu i parë mbi dhe, Ademi.

Ndërkohë, pjesa e dytë flet për familjen e Profetit Muhamed, për 12 Imamët dhe historinë e tyre.

Dokumenti është shkruar në gjuhën arabe në Halep të Sirisë, në muajin Muharrem të vitit 1025, që me kalendarin Gregorian konvertohet më datë 20 janar 1616.

Pin It