Mesazhi i fshehtë në orën e Abraham Linkolnit

Në vitin 1850, presidenti  Lincoln bleu një orë  floriri nga George Çaterton, një argjendar në Springfield, Illinois. Njëmbëdhjetë vite më vonë Linkonit iu desh që orën ta dërgonte tek Jonathan Dillon, një emigrant dhe orëndreqës irlandez.

Dillon  gjatë riparimit të orës gdhendi një mesazh të fshehur brënda saj. Punësuar nga M.V. Galt dhe Co në Uashington, DC, Dillon po riparonte orën e presidentit, ditën kur forcat aleate goditën në Fort Sumter, gjë e cila çoi në Luftën Civile Amerikane.

Mbishkrimi i Dillonit shkruante: “Armë e parë është shkrepur. Skllavëria ka vdekur. Falë Zotit, ne kemi një president që të paktën do të përpiqet”. Dillon dhe presidenti nuk u takuan asnjëherë, dhe Lincolni kurrë nuk e pa mesazhin e fshehur brenda mekanizmit të orës së tij.

Në vitin 1958, stërnipi i presidentit të 16-të, Lincoln Isham, ia dhuroi orën muzeut Smithsonian. Mesazhi do të mbetej i fshehur, derisa Smithsonian e hapi mekanizmin e orës, në vitin 2009.

 

 

Pin It