Risi: Apple po prodhon sensorë optikë për nivelin e sheqerit në gjak

Kompania Apple për të ndihmuar në mjekimin e diabetit po prodhon sensorë optikë me të cilët do të përcjellë nivelin e sheqerit në gjak.

Shkencëtarët janë shprehur se kjo konsiderohet si sfida më e vështirë teknike.

Prodhimi i sensorëve është ide e themeluesit dhe ish-drejtorit të Apple Steve Jobs. Mediat thonë se Apple tashmë po teston sensorët në qendrat e klinikave në gjithë rajonin Bay Area në San Francisko.

Shumë kompani shëndetësore vazhdimisht kanë provuar të krijojnë një pajisje të tillë me të cilën do të përcillnin nivelin e glukozës në gjak, jo në lëkurën e trupit, por që nuk kishin pasur sukses.

Pin It