Ikona e kinematografisë Ndriçim Xhepa feston sot 60-vjetorin e lindjes së tij.

N-xhepa1_-_Copy

Ndriçim Xhepa feston sot 60-vjetorin e lindjes së tij.  Ai njihet si aktori që ka luajtur qindra role e karaktere, quhet me te drejtë ikona e kinematografisë dhe teatrit shqiptar.

Ndriçim Xhepa, lindi më 21 Janar 1957 në Tirane. Pas mbarimit te studimeve për aktor, në Akademinë e Arteve, me 1979, fillon punën si aktor i Teatrit Kombëtar. Ka interpretuar rreth 40 role, nga te cilët veçohen ato në “Prometeu” te Eftimiut, “Në jete” te Dh. Xhuvanit, “Monserrati” te Roblesit, “Vdekja e një komisioneri” te Milerit, “Nen dritat e skenës”, “Nesër është vone” dhe “Shkallet” te R. Pulahes, “Nata e Dymbedhjete” dhe “Romeo e Xhulieta” te Shekspirit, “Fernando Krafi me ka shkruar ketë letër” te Dorstit, me te cilën fiton Çmimin “Aleksandër Moisiu” për Aktorin me te Mire në Festivalin Kombëtar te Teatrit, te vitit 1995, “Vdekja e Dantonit” te Byhnerit, “Nata e trokitjeve në xhama” te Dh. Anagnostit, “Vdekja dhe virgjëresha” te Dorfmanit, “Portreti i Dorian Greit” te Uajlldit dhe “Kapitulli i Dyte” te Sajmonit, me te cilin fiton Çmimin për Aktorin me te Mire në Festivalin Mbarëkombëtar te Aktrimit, “Apollon 2004”, në Fier.

0

 

Në vitet ’90 interpreton role protagoniste edhe në produksione te pavarura si “Kujdes! Kafshon…” te Gernit, “Mbretëresha e bukur” te Mc. Donagh, “Nesër nisemi për në parajsë” te T. Dervishit dhe “Tradheti bashkëshortore” te Pinterit. Ndërsa në Teatrin e Kombësive te Shkupit ka interpretuar në “Mbretin Lir” te Shekspirit.

margarita

Aktivizohet me sukses në rreth 30 filma, nga te cilët veçohen “Shokët” i K. Çashkut, “Kohe e largët”, “Treni niset në shtate pa pesë” dhe “Përdhunuesit” te S. Pecanit, “Duaje emrin tënd” dhe “Telefoni i një mëngjesi” te I. Muçajt e K. Mitros, “Hije që mbeten pas” i E. Musliut, “Flutura në kabinën time” dhe “Dasma e Sakos” te V. Priftit, “Kthimi i Ushtrisë se Vdekur” i Dhimiter Anagnostit, “Unë e dua Erën” dhe “Porta Eva” te A. Minges, “Plumbi prej plasteline” i A. Minarollit dhe “I dashur Armik” i Gj. Xhuvanit.

hqdefault (1) hqdefault

Qe nga viti 1988 është pedagog i jashtëm në Akademinë e Arteve, në Fakultetin e Artit Skenik. Në festivalet V dhe VI te Filmit, është fitues i medaljeve për aktor. Tre here fitues i Kupës për Aktorin me te Mire në Festivalet e Filmit në vitet 1987, 1989 e 2000. Fitues i Çmimit “Aleksandër Moisiu” për Aktorin me te Mire në Festivalin Kombëtar te Teatrit me 1995 dhe Çmimit për Aktorin me te Mire në Festivalin e Aktrimit “Apollon 2004”.

Pin It