Impianti i përpunimit të ujërave të zeza, në ndihmë të 350 mijë banorëve

 

ae68d182-0043-4a38-af7b-0bf323d83336---0-

Ministri i Transportit dhe infrastrukturës, Edmond Haxhinasto dhe kryebashkiaku Veliaj, inspektuan punimet në projektin e impiantit të përpunimit të ujërave të përdorura.

Ky është një financim japonez që parashikon ndërtimin e kanalizimeve të ujërave të ndotura.

“Vepra është një mundësi e madhe punësimi. Gjëja më e rëndësishme është që produkti do të jetë shumë cilësor dhe do u shërbejë aktualisht, sipas të dhënave teknike dhe sipas projektit, rreth 350 mijë banorëve të Tiranës, por mundësia është që me një ndryshim teknologjik që jemi duke e diskutuar me kontraktorin, kjo vlerë të dyfishohet”, tha ministri Edmond Haxhinasto.

Impianti i përpunimit të ujërave të ndotura është i dyti për nga madhësia në zonën e Evropës Juglindore me një kapacitet përpunimi prej 75 mijë m3 ujë në ditë. Vlera e tij kap shifrën e 77.5 milionë eurove

Pin It