Protestat në Fier, banorët bllokojnë rrugën nacionale

vlcsnap-2016-11-16-13h57m42s371-640x340
Banorët e Mbrostarit, në Fier, kanë bllokuar aksin nacional Fier – Tiranë në shenjë proteste kundër ndërtimit të Impiantit të Mbetjeve në fshatin e tyre.

Ata kanë kërkuar edhe lirimin e protestuesit Zylyftar Delibashi, i cili u ndalua nga policia për pjesëmarrje në tubim të paligjshëm.

Kjo është dita e gjashtë e protestave të banorëve të fshatit Mbrostar. Ata paralajmërojnë vazhdimin e protestave deri në anullimin e projektit.

Dy ditë më parë, protestuesit zhvilluan një takim me kryebashkiakun e Fierit, Armando Subashi, por takimi dështoi dhe banorët iu rikthyen protestave në rrugë.

Pin It