Fier, certifikatë mirënjohjeje për 10 aktorë të humorit

luftar-paja

Bashkia e Fierit nderoi me certifikatë “Mirënjohjeje”dhjetë aktorë të teatrit dhe humorit fierak.

Ata janë emra të njohur përtej qytetit të Fierit, në skenat e gjithë vendit, si Luftar Paja, Fuat Boçi, Hasa Bregu, Vasil Vaso, Xhuljeta Kulla, Sotir Stefa, Todi Llupi, Arqile Lipe, Hateme Ruzhdia dhe Fatmir Xhelili. Kontributi i tyre për artin dhe humorin shqiptar është i paçmueshëm.

Certifikatat u dorëzuan gjatë shfaqjes artistike “Sebepçiu”, të ideuar nga regjizori i mirënjohur Pëllumb Kulla me rastin e 75-vjetorit të lindjes së Artistit të Popullit, Luftar Paja.

Aktori Luftar Paja së fundmi u vlerësua gjithashtu me “Simbolin e Qytetit” nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

 

 

Pin It