Dermatoza nodulare, 700 vaksina në fshatrat e Elbasanit

 

auto_lopet1425286047

Ministria e Bujqësisë ka dërguar rreth 700 vaksina në fshatrat e Elbasanit, pas prekjes së lopëve në këtë zonë nga dermatoza nodulare.

Në javët që vijnë do të dërgohet edhe një sasi tjetër për të vaksinuar të gjithë krerët që janë të paprekur nga dermatoza nodulare.

Shefi i shërbimit veterinar pranë Ministrisë së Bujqësisë, Edi Fero, deklaroi se numri i punonjësve të shërbimit veterinar është i pamjaftueshëm për të përballuar situata të tilla, pavarësisht vaksinimit të një sasie të konsiderueshme.

Fermerët thonë se ka nisur kurimi i rasteve të prekura dhe se situata po përmirësohet.

Pin It