“Zgjohen” Kopshtet e Humbura të Heliganit

the-lost-gardens-of-heligan-cornwall-flower-garden-1

Kopshtet e Humbura të Heliganit ndodhen në Cornwall të Anglisë dhe quhen kështu sepse vite më parë, në fund tëshekullit të 19-të, u braktisën nga pronarët e tyre dhe për dekada të tëra mbetën të panjohura.

Deri në momentin që një grup të apasionuarish zbuluan se nën “xhunglën” e formuar nga bimët ndër vite fshiheshin banesa dhe parqe të mrekullueshme. Kopshtarët e Heliganit vendosën t’i kthejnë jetën këtij vendi përmes kthimit të tij në një destinacion të vizitueshëm.

Ata rikthyen parqet e mrekullueshme, duke u treguar bashkëpunues me “krijimin” e natyrës dhe duke ndërtuar mënyra për eksplorimin e saj.

Në vitet 1900’ në këtë vend punonte një skuadër e tërë kopsharësh të cilët kujdeseshin për rritjen e bimëve në këto parqe. Në park ndodhet ende tabela e lënë prej tyre si moto e punës që ata bënin: “Mos hajde këtu për të fjetur dhe dembelosur”.

jungle-bridge

lost

the-lost-gardens-of-heligan-cornwall-jungle-1 the-lost-gardens-of-heligan-cornwall-jungle-2 the-lost-gardens-of-heligan-cornwall-pleasure-gardens-1

Pin It