Institucionet publike, ulen tarifat e kopshteve

kopshti-bota-e-femijeve-2

Vendimi i Këshillit Bashkiak i miratuar në datën 30 dhjetor, parashikon uljen e tarifës për ushim si për kopshtet dhe për çerdhet. Për një fëmijë në kopësht tarifa ditore për ushim nga 180 lekë do të bëhet 160 lekë, ndërsa për fëmijët në çerdhe nga 145 lekë, tarifa do të jetë 130 lekë dita.

Ndërkohë për familjet që kanë më shumë se një fëmijë në kopësht ose në çerdhe do të paguajnë 50% më pak të tarifës, ndërsa për fëmijën e tretë nuk do të paguhet asnjë tarifë.

Kjo tarifë do të paguhet nga dita që paketa fiskale do të marrë firmën përfundimtare nga Prefekti i Qarkut. Ulja e tarifës ditore në kopshte e çerdhe pritet të ndihmojë më shumë ata prindër të cilët i çojnë fëmijët në insitucionet publike. Kopshtet dhe çerdhet të cilat janë nën administrimin e Qendrës Ekonomike e Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, do të aplikojnë tarifat e reja pas firmës së Prefektit.

Pin It