BB, ulen parashikimet e rritjes ekonomike për dy vitet e ardhëshme

World-Bank-650x358

Banka Botërore ka ulur parashikimet e rritjes ekonomike edhe për vitet 2017 dhe 2018. Sipas raportit të  fundit mbi ecurinë e ekonomisë globale, vlerësimi për rritjen ekonomike të Shqipërisë për vitin 2016, është ulur në 3.4 për qind nga 3.5 që ishte parashikuar disa muaj më parë. Por më shumë se korrigjimi i lehtë me ulje për vitin 2016, bie në sy pesimizmi i Bankës Botërore edhe për dy vitet në vijim, ku sipas raportit, rritja ekonomike nuk do kalojë mbi normën 3.5%.

Për vitin 2015, Qeveria parashikoi fillimisht një rritje ekonomike prej 3,5%. Ndërkohë që sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave, në tremujorin e parë të 2015 rritja arriti në 2.8 për qind. Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2015, aktiviteti ekonomik vendas shënoi gjithashtu një ritëm rritje më të lartë se sa viti 2014 prej 2.5%, ndonëse me një ngadalësim të lehtë ndaj ritmeve të tremujorit të parë. Për të gjithë gjysmën e parë të vitit, ekonomia u zgjerua me rreth 2.6% në terma vjetorë. Ndërkohë që pas mosrealizimit të vazhdueshëm të të ardhurave përgjatë gjithë vitit, të shkuar, edhe Qeveria i uli në 2.7% pritshmërinë për rritjen ekonomike të vitit që sapo lamë pas.

Me të njëjtin optimizëm ka parashikuar edhe rritjen ekonomike në terma afatmesme. Në relacionin e Buxhetit të vitit 2016, Këshilli i Ministrave thekson se rritja reale ekonomike parashikohet që të përshpejtohet gradualisht nga 2.1 për qind që ishte në vitin
2014 në rreth 4.2 për qind në vitin 2018. Rritja ekonomike, sipas Qeverisë, pritet të mbështetet nga një nivel më i lartë i kërkesës së brendshme, ndërkohë që kërkesa e jashtme neto pritet të ketë një efekt ngadalësues duke faktorizuar edhe efektin e pritshëm të rritjes së importeve si rrjedhojë e projekteve të mëdha energjetike që
priten të realizohen gjatë viteve në vijim. Niveli i inflacionit që parashikohet për këtë periudhë është 2.3 për qind për 2016, 2.7 për qind për vitin 2017 dhe 3 për qind vitin 2018.
me 4.4% kundrejt të njëjtës periudhë të vitit 2014.

Pin It