Në vitin 2017 qeveria shqiptare parashikon të akordojë një fond me vlerë 110 milionë dollarë për rritjen e pagave dhe pensioneve. Ministria e Finacaave tha se do të vendosë për sasinë e rritjes pas dakordësimit me partnerët ndërkombëtarë FMN dhe Banka Botërore.
Sipas burimeve nga ministria e Financave, qeveria do t’i propozojë FMN-së dhe Bankës Botërore skenarin për një rritje pagash prej 10 % dhe pensionesh 3 %, por masa e saktë do te ebëhet e ditur pas bisedimeve me FMN dhe BB.
Ndërsa kryeministri Rama, ministri Ahmetaj dhe deputetë të tjerë të maxhornacës e cilësuan këtë rritje si mbajtje të premtimeve të bëra, kur morën votat e shqiptarëve.
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, tha se rritja e të ardhurave me mbi 190 milionë dollarë gjatë tetëmujorit të parë të këtij viti, përbën një mundësi për rritjen e pagave dhe pensioneve.
“190 milionë dollarë më shumë janë të ardhurat gjatë tetëmujorit. Dhe këto të ardhura u rritën në një kohë kur nuk ka ndryshuar niveli i taksave. Kjo situatë ofron një mundësi të madhe të rritjes së pagave e pensioneve”, u shpreh kreu i financave publike.