Venecia në prag kolapsi nga turizmi i pakontrolluar

venezia-deluxe1

Venecia është në prag kolapsi sipas banorëve, të cilët thonë se turizmi i pakontrolluar tashmë është kthyer në kërcënim për qytetin. Teksa fluksi i vizitorëve në ditë tejkalon kapacitetin që qyteti mund të përballojë, banorët shprehen se ndihen të huaj në vetë shtëpitë e tyre. Ata bëjnë thirrje të menjëhershme për marrjen e masave drastike të cilat do të ndalojnë shkatërrimin e ekosistemit të brishtë të Venecias.

Venecia, një qytet prej 55.000 banorësh të rastësishëm, të cilët jetojnë në rrugica të ngushta e plot kthesa, pushtohet përditë nga një fluks prej 70.000 ose më shumë vizitorësh, gjysma e të cilëve qëndrojnë në qytet për ditë të tëra.

Të gjitha shërbimet i dedikohen turistëve, aq sa banorët ndihen të lënë pas dore në vetë qytetin e tyre. Gjatë ditëve të fundit, zemërata e tyre i është drejtuar anijeve të mëdha ose kroçerave, të cilat lundrojnë në kanalet e ngushta të Venecias.

Kalimi i rreth 10 kroçerave në javë e ka kthyer ekosistemin e brishtë të lagunës në një problem masiv mjedisor; 70.000 pasagjerë dynden çdo ditë drejt qendrës së vogël të Venecias, duke shkaktuar kështu vonesa për banorët, të cilët shpeshherë, i gjejnë të zëna pikat e tyre të preferuara të qytetit.

Venecia ofron rreth 30.000 hyrje për turistët, duke e kthyer edhe strehimin në një tjetër problem. Qiradhënësit tashmë preferojnë turistët në vend të banorëve venecianë, për sa kohë qiraja që përfitohet prej vizitorëve në qytet është shumë herë më e lartë se e rezidentëve të përhershëm.

Gjithnjë e më shumë venecianë të cilët qëndrojnë në qytet, ndihen të tëhuajsuar nga një industri që po qeveris fatin e shtëpive të tyre. E sikur kjo të mos mjaftonte, në qytetin e vogël turistik, po përhapen me një shpejtësi të frikshme, zinxhire ushqimore e kafene të cilat nuk kanë aspak shijen e Venecias dhe nuk sjellin asgjë për vendasit, pasi targetojnë vizitorët e huaj, të cilët akuzohet se po shkatërrojnë qytetin.

Përveç sjelljeve shpeshherë jo të duhura të turistëve, qyteti po dëmtohet së tepërmi nga një kombinim i rregullave të shkujdesura dhe interesave personale.

Nuk ka një kufizim në numrin e grupeve turistike të lejuara në ditë; më shumë vizitorë do të thotë më shumë fitime për operatorët e mëdhenj turistikë.

Në mënyrë të ngjashme, dështimi në gjetjen e një rruge të re për kroçerat gjigande larg terminalit të Shën Markut, nuk mund të shuhet vetëm me zënkat e autoriteteve kombëtare dhe atyre lokale.

Terminali i pasagjerëve i gjeneron rajonit 220 milionë euro fitime në vit dhe punëson rreth 4.000 persona. Çfarëdo qoftë rreziku ndaj mjedisit, politikanët janë të gatshëm ta rrezikojnë këtë duke zhvendosur terminalin dhe duke ri-modeluar rrugën e qarkullimit të anijeve.

Një studim akademik i ekspertëve të strategjive të turizmit, përcaktonte një limit prej rreth 21.000 vizitorëve në ditë për Venecian, më pak se 1/3 e fluksit aktual.

Venecia është në prag kolapsi, shprehen banorët, të cilët thonë se duhen marrë masa drastike ndaj këtij fenomeni.

Edhe për turistët, Venecia nuk ka kuptim pa banorët e saj dhe ajo që duhet është një politikë që do të pajtojë të dyja palët.

Në fund të fundit, përtej shifrave dhe dhimbjes së kokës për banorët e qytetit, Venecia vazhdon të mbetet një nga vendet më magjike në botë.

Pin It