Veliaj prezanton urdhëresën për hapësirat publike në kryeqytet

policia-aksion_14

Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka prezantuar nga salla e Këshillit Bashkiak një urdhëresë lidhur me hapësirat publike në Tiranë.

“Sot kemi 100 kantiere në Tiranë. Lirojmë hapësirat publike. Janë regjistruar 1 mijë bar kafe të reja në QKR. Askush nuk është prekur nga taksa për hapësirën publike”, u shpreh ai.

Brenda vitit do propozojmë për luleshitësit, fruta-perimet, luleshitësit dizajnin e ri të pikave të shitjes
Bashkia do propozojë dizajnet e karrocave të ambulanteve, që të jetë estetike dhe të caktojmë edhe vendet ku ata do ushtrojnë aktivitet,
Aksion për shitjen e rrobës që njeriu vesh në lëkurë.
Kërkoj bashkëpunimin e qytetarëve për këtë iniciativë
Projektet që prekin njësinë 5 e 7, po mbarojmë mbikalimin dhe 600 metrat e rrugës Komuna e Parisit deri tek kombinat ushqimor
Ujësjellësi tek dogana, tani ka nisur urbanizimi i zonës
Më 10 tetor, dëgjesa e prezantimi final i planit të përgjithshëm urbanistik të Tiranës
Taksa e ndërtimit do vijojë të jetë në fuqi, nuk do të ketë ulje
Me planin e ri mblidhet taksa për të gjitha pallatet
Për sipërmarrësit: Kush fiton më shumë para do paguajë taksa më shumë se të tjerët
Do lirojmë hapësirat publike
Garantoj të gjithë se nuk ka ndryshime takash dhe për nevojtarët do tw ketë ulje taksash.
Për periferinë do të ketë lehtësi
“Për buxhetin, nëse mendoni se Bashkia ka punuar mirë në vitin e parë, shprehja që vlen është “Nuk keni parë gjë akoma”.

Maratona të dielën, akset që bllokohen
Kryebashkiaku Erion Veliaj paralajmëroi po sot se për efekt të Maratonës që do të mbahet të dielën në Tiranë, do të bllokohen deri në orën 14:00 pas mesdite, rruga te Muzeu Kombëtar, Rruga e Durrësit si dhe gjithë aksi rrugor deri në Kashar.

“Deri në orën 2 të drekës, ditën e dielë do bllokohen rrugët për efekt të Maratonës”.

Pas orës 14:00 qytetarët mund të përdorin këto akse për të shkuar për të parë edhe ndeshjen e kombëtares në Shkodër”, tha Veliaj.

Pin It