Shëndetësia në provim në fund të janarit

10_10_2014_9426093_betimi_i

Agjencia Kombëtare e Provimeve bën me dije se provimi për të marrë licencën për profesionet e shëndetësisë do të nisë pas datës 25 janar. AKP thekson se testi do të zhvillohet në bazë të listave që kanë miratuar urdhrat përkatës të shëndetësisë dhe do të ndryshojë vetëm data dhe orari i provimit. Në këtë sezon do të testohen rreth 2 mijë kandidatë ku 660 janë mjekë ndërsa 1300 i përkasin profesioneve të infermierisë, mamisë, logopedistë, farmacistë dhe teknik imazherie.

 Provimi i shtetit për mjekët, infermierët dhe të gjithë profesionet e tjera të shëndetësisë i cili ishte parashikuar të zhvillohej në muajin dhjetor, do të jepet në fundit të muajit janar dhe në fillim të shkurtit.

Pin It