6 mënyra si të përcillni sjelljet pozitive tek fëmija juaj

family_relationships

1.Krijoni orare të rregullta dhe të parashikueshme

Caktoni një program, kjo ju jep edhe një praktikë të bukur prindërore si dhe  krijon një hapësirë të sigurtë ku madje edhe fëmijët e vegjël e dinë çfarë të presin. Në këtë formë edhe fëmija juaj mësohet me idenë e programit dhe objektivave  të qarta.

2.Kaloni kohë të mjaftueshme me fëmijët tuaj

Fëmijët e vlerësojnë shumë kohën që e ndani me ta , duke iu përkushtuar dhe kujdesur për ta. Pavarsisht punëve të shumta dhe axhendës së ngarkuar që mund të keni, gjejeni pak kohë edhe për ta. Kjo do t’i gëzonte pa masë.

3.Përkrahni fëmijën gjatë fazave të tranzicionit

Fëmija pëson ndryshime të shumta gjatë fazave të ndryshme në jetë. Bëhuni më i durueshëm dhe tentoni ta mirëkuptoni në shumë veprime duke i tejkaluar së bashku ndryshimet.

4.Lërini që të marrin vendime vet

Inkurajoni ata që të bëjnë zgjedhjet e tyre personale kur bëhet fjalë për gjëra të vogla. Për shembull, lëre të zgjedh ngjyrën e bluzës, çfarë ushqimi për të ngrënë. Shumica e fëmijëve kërkojnë kontroll dhe fuqi rreth aktiviteteve që supozohen t’i bëjnë. Kjo gjë i bën ata më të sigurtë në vete dhe me vetbesim.

5.Lërini të shprehin ndjenjatdhe idetë e tyre

Mos i sforconi me bindjet e juaja, lërini që disa gjëra t’i kuptojnë nga  përvojat e tyre personale. Është mirë nga ana e prindërve t’u lejohet fëmijëve që të shprehin ndjenjat negative. Nëse i lejoni që të shprehen lirshëm për probleme dhe shqetësim, ata do të vazhdojnë e këtë ritëm gjatë tërë jetës së tyre duke i bërë të ndihen të vlerësuar.

6.Bëhuni ju një shembull i mirë

Fëmijët përcjellin sjelljet e prindërve gjatë rritjes së tyre. Tregoni sa më shumë sjellje të ndërtuar me vlera  dhe respekt. Ndoshta është e vështirë të mbani rregullisht këtë ritëm, mirëpo tentoni të minimizoni zënkat dhe sjelljet negative në prani të tyre.

 

Pin It