Bundesliga , Bayern bie në Dortmund dhe i lë kryesimin Lajpcigut

31c8c91c00000578-0-bayern_munich_players_leave_the_field_dejected_following_their_2-a-119_1457013851831

Kush do ta mendonte se pas 11 javësh kampionat në krye të Bundesligës do të ishte një ekip i ardhur nga kategoria e 2? Është pikërisht kështu pasi skuadra e Lajpcig kryeson Bundesligën me 27 pikë, 3 më shumë se Bayern ii cili u mposht 1 me 0 nga Dortmund në fushën e këtyre të fundit. Ndeshja në Signal Iduna Park ishte më të vërtetë spektakolare. Dortmundi e nisi shumë fortë ndeshjen me dëshirë të madhe për 3 pikët dhe kaloi në avantazh në minutën e 11 me të përhershmin Aubamejang. Trajneri Tuhel kishte vendosur për një mbrojtje me 3, gjë e cila e ka coroditur Bayernin në fazën e parë të ndeshjes. Megjithatë Bayerni e mori veten dhe e mbylli pjesën e parë në sulm duke rrezikur shpesh barazimin por i ka munguar pasimi i fundit. Pjesa e 2-të nisi me një rast të pastër të Dortmundin për të dyfishuar rezultatin por Aubamejang gaboi përpara Nojer. Bayerni u rikthye në lojë dhe i shkoi shumë afër barazimit duke rimarrë kontrollin e ndeshjes por kishte shumë vështirësi në fazën përfundimtare të aksioneve ku sulmuesve i ka munguar kthjelltësia e duhur. As ndërrimet nga Anceloti nuk kanë mundur kundër këtij Dortmundi,  që ngjitet në vendin e 3 dhe i vë presion Bayernit dhe Lajpcigut duke dhënë një mesazh të qartë se Bundesliga këtë vit do të jetë spektakolare dhe jo një dominim i Bayernit të Mynihut.

Pin It