Arsenal i bën gjëmën Murinjos në minutën e fundit

jmm

Është lozur sot në orën 13:30 derbi mes Mancester Junajtid dhe Arsenal. Nëse Arsen Venger kërkontë tja prishte të shtunën armikut të tij numër 1 Hoze Murinjos, për këtë duhet të falenderojë Zhirud, goditja me kokë e të cilit i ka mundësuar barazimin Arsenalit në minutën e 89 të takimit. Rezultati i rri ngushtë Mancesterit, ekip i cili e meritoi fitoren me cfarë paraqiti në fushë. Nëse goli i avantazhit për ekipin e Mancesterit ka ardhur vetëm në minutën e 68 Arsenali duhet të falenderjë portierin Ceh i cili ishte lojtari më i mirë në fushë për topcinjtë. Por Mancesteri ja arriti të kalonte në avantazh me Huan Matën pas një pasimi nga Ander Herrera pas një presioni të vazhdueshëm nga ekipi i Murinjos në kërkim të golit. Një avantazh i merituar i Junajtidit, që vinte në këtë ndeshjë pa Ibrahimovic dhe me Runin në stol pas fotove kompromentuese të sulmuesit ku dukej qartë i dehur dhe në gjëndje për të ardhur keq. Pas golit të avantazhit Junajtid u mundua të kontrollonte rezultatin por nuk ja doli pasi Zhirud gjeti goli me kokë në minutën e 89 të takimit. Junajtid nuk fiton prej 3 ndeshjesh në Old Traford gjë që nuk ndodhte prej vitit 1992. Arsenali merr një rezultat që i jep zemër dhe është i pamposhtur që nga java e parë e Premier ligës ku u mund 3 me 4 nga Liverpuli.

Pin It