Veliaj: Gati propozimet për votimin e emigrantëve

Kryetari i ri i Bashkise se Tiranes, Erion Veliaj, duke folur gjate ceremonise se prezantimit te 24 administratoreve te rinj te Bashkise se Tiranes./r/n/r/nMayor of Tirana, Erion Veliaj, speaks during presentation of 24 new administrators of the Municipality of Tirana.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, deklaroi se janë gati propozimet për përfshirjen e emigrantëve në votim. Ai tha se procesi i votimit mund të kryhet në disa mënyra, për të cilat foli në Samitin e Diasporës.

“Ne kemi bërë disa propozime. Propozimi i parë është që procesin e votimit ta bëjmë në ambasadë. E kemi bërë këtë propozim edhe në opozitë, edhe në qeveri, pra pavarësisht ku kemi qenë ne politikisht, është rrëzuar. Propozimi i dytë, që të bëhet me postë. Kjo do të thotë që ti vetëidentifikohesh me premtimet, me verifikimet. Vjen me një zarf fleta e votimit ku brenda ke edhe një zarf të parapaguar që ta kthesh mbrapsht, por sërish është refuzuar. Kemi bërë dhe një ofertë të tretë për votimin elektronik”, tha ai.

Veliaj tha se mazhoranca është gati të marrë parasysh cilëndo nga alternativat që do pranojë opozita.

Samiti i Diasporës nis sot punimet në Tiranë, në katër panele paralelisht. Rreth 1 mijë përfaqësues shqiptarë nga mbi 40 vende të botës morën pjesë në këto panele për të diskutuar rreth rolit të diasporës në fushën e ekonomisë, kulturës etj.

Pin It