Kanceri i qafës së mitrës, 100 raste të reja dhe 40 vdekje çdo vit

world-cancer-day-vidya-sury-4

Çdo vit në Shqipëri diagnostikohen 100 raste me kancer të qafës së mitrës dhe rreth 40 vdekje nga kjo sëmundje. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik kanceri i qafës së mitrës është sëmundja e dytë më e rrezikshme për shëndetin e grave në vend.

Specialisti i ISHP-së, Alban Ylli, tha se mungesa e një programi të plotë për parandalimin e kësaj sëmundjeje në sistemin shëndetësor ndikon në përhapjen e saj.

Gjatë konferencës së zhvilluar në Akademinë e Shkencave në Ditën Botërore kundër Kancerit, Alban Ylli theksoi domosdoshmërinë e përdorimit të vaksinave për të parandaluar këtë sëmundje. Megjithatë ai tha se kjo vaksinë ka kosto shumë të lartë.

“Një metodë tjetër për parandalimin e kancerit është vaksina. Në Shqipëri ajo njihet, ofrohet por ende nuk është pjesë e sistemit shëndetësor dhe ende është shumë e shtrenjtë”, shprehet Ylli.

Ndërsa mjekja anatomo­patologe, Majlinda Ikonomi, u shpreh se kanceri i qafës së mitrës mund të parandalohet nëse diagnostikohet herët, si dhe duke përdorur vaksinimin.

“Njohja e shkaktarit, mbrojtja ndaj tij por edhe zbulimi i hershëm nëpërmjet testeve të ndryshme mundëson që kanceri i qafës së mitrës të mos ekzistojë më si një sëmundje kanceroze”, shprehet Ikonomi.

Pin It