Receta elektronike për të shmangur abuzimet me barnat e rimbursueshme

otcdiscount-818x496

Farmacitë në Durrës dhe Tiranë kanë filluar të aplikojnë recetën elektronike për pacientët që marrin barna të rimbursueshme. Këto receta pritet të ulin nivelin e burokracisë si dhe eliminimin e rasteve të abuzimeve.

“Eliminohen gabimet, eliminohet koha burokratike për plotësimin e recetave, regjistrit, vulosjes dhe kjo kohë është në shërbim të pacientëve. Monitorohet plotësisht cikli i rimbursimit duke eliminuar abuzimet e mundshme që lejon sistemi aktual. Pra përmirësohet dhe monitorohet ky shërbim nga instancat monitoruese të tij”, u shpreh Tomi Thomo, drejtor i Drejtorisë së Përparimit të Shëndetit, Kontrollit të Shëndetësisë dhe Jetësimit të Prioriteteve.

Këto receta elektronike do të nënshkruhen nga mjekët me mënyrë dixhitale, pra do të ketë firmë dhe vulë digjitale të personalizuar për të gjithë mjekët.

Pacientët që përfitojnë janë të gjithë ata që marrin medikamente me rimbursim, për të siguruarit por edhe për 600 mijë të pasiguruarit që tashmë kanë hyrë në listën pacientëve që mund të përfitojnë medikamente me rimbursim.

Projekti do të përhapet edhe në faramcitë në qytetet e tjera të vendit.

 

 

Pin It