Receta e ditës/ Mish pule me garniturë dhe beshamel

Përbërësit:
500g gjoks pule
1 qepë të thatë
2 speca jeshilë
1 spec i kuq
2  filxhanë bizele
2 patate
2 karotë
Piper i zi
Spec i kuq pluhur
Vaj
Kripë

Për salcën e Beshamelit:
2 gota qumësht
2 lugë gjalpë
2 lugë miell
1 luge kafeje piper
1 një lugë kafeje kripë

Për sipër :
1 tas me djathë kaçkavall të grirë në rende
Përgatitja :

E lajmë pulën dhe e presim në kubikë. Në një tigan hedhim vajin dhe pasi të jetë ngrohur pak shtojmë në të copëzat e mishit të pulës dhe i skuqim derisa t’u thahet uji. Shtojmë në të qepën e grirë hollë, specat jeshilë dhe ato të kuq. I kavardisim të gjitha dhe i lëmë të skuqen për disa minuta. Pasi të jenë skuqur i heqim nga zjarri. Marrim patatet  dhe karotat i presim në kubikë të vegjël , i shtojmë bizelet dhe i hedhim në një tenxhere të ziejnë. Pasi të kenë zier i kullojmë dhe ia shtojmë masës së përgatitur më parë në tigan. I skuqim të gjitha edhe për pak minuta dhe pasi t’i kemi hedhur të gjitha erëzat së bashku me kripën, i heqim nga zjarri. Marrim një tepsi dhe pasi e lyejmë me vaj hedhim në të masën e përgatitur. Fillojmë të përgatisim beshamelin. Në një tenxhere shkrijmë gjalpin, shtojmë në të miellin dhe i kavardisim për pak sekonda.  Më pas shtojmë qumështin dhe e përziejmë herë pas here derisa qumështi të kthehet në një gjendje kremi. E heqim nga zjarri dhe i shtojmë kripën dhe piperin. Në tepsinë që kemi lënë mënjanë hedhim beshamelin dhe e shpërndajmë atë në mënyrë të njëtrajtshme. Në fund hedhim djathin kackavall të grirë në rende dhe i pjekim në furrë  me 170 gradë derisa djathi të marri ngjyrë. Tava është gati për t’u servirur. Ju bëftë mirë!

Pin It