Receta e ditës/ Kofshë pule me patate

Përbërësit:

 

1 kg kofshë pule

Për salcën:

1 lugë gjelle salcë  speci

2 lugë gjelle vaj

2 lugë ujë

1 hudhër

kripë dhe piper i zi

spec i kuq

5 kokrra patate

Përgatitja:

Përbërësit e salcës i përziejmë dhe i lyejmë kofshët me të. Marrim një tepsi dhe i vendosim kofshët në të. Patatet i qërojmë i presim  dhe i vendosim gjithashtu në tepsi. Në fund hedhim  kripën dhe 2 lugë gjelle vaj dhe e vendosim në furrë në temperaturën 180-200 gradë celsius. Ju bëftë mirë!

Pin It