Indi: Fëmijët e rrugës botojnë gazetën ndërgjegjësuese që jep shpresë

aaa

Abuzimi, torturimi, varësia ndaj drogës, ngacmimi në duart e banditëve dhe policëve përbëjnë jetën e fëmijëve të rrugës në Indi. Gazeta Balaknama e Delhit – Zëri i Fëmijëve, e cila drejtohet nga fëmijët e rrugës, ka punuar për të nxjerrë në pah gjendjen e vështirë të bashkëmoshatarëve të tyre.

Redaktori i Balaknama, Shambhu 17-vjeçar, gjatë ditës lan makina për të fituar jetesën, ndërsa mbrëmjet i kalon duke shkruar për gazetën. “Kjo gazetë është zëri ynë për t’u treguar njerëzve për atë që ne përjetojmë dhe se madje edhe jetët tona vlejnë”, tregon Shambhu për Al Jazeera. “Njerëzit zakonisht nuk interesohen për fëmijët e rrugës. Nëse ata rrihen, përdhunohen apo edhe zhduken, kjo rrallëherë shkakton ndonjë dridhje zemre.”

sha

Sipas ‘Save the Children’ në rrugët e Delhit jetojnë rreth 51 mijë fëmijë, 20% e të cilëve janë vajza. Më shumë se gjysma e tyre kanë përjetuar dhunë verbale, fizike ose seksuale.

Gazeta ka katër gazetarë kryesorë dhe 64 ‘mbledhës’ të lajmeve që shkojnë për të gjetur historitë në terren. Ata njihen si “Baatooni” – llafazanët. Në pamundësi për të shkruar vetë historitë e tyre, Baatoonit ia rrëfejnë tregimet gazetarëve kryesorë që bëjnë shkrimet për këto çështje.

kater

Gazeta dygjuhëshe është e madhësisë së një tabloidi me 5000 kopje të botuara në Hindu dhe 3000 në gjuhën angleze. Një OJQ e quajtur Chetna financon shtypjen e gazetës.

“Çfarëdo që shkon për botim është idea jonë dhe editoriali është plotësisht i pavarur”, thotë Shambhu, duke shtuar se OJQ-ja luan vetëm një rol financiar.

Shumica e fëmijëve që kanë të bëjnë me Balaknama janë mbledhës të plehrave dhe nuk shkojnë në shkollë. Të tjerët punojnë si shërbëtorë në hekurudhat, stacionet e autobusëve, dhe kafenetë në anë të rrugës. Gazetarët i vizitojnë ata në vendet e punës së tyre për të mësuar historitë e tyre.

Gazeta Balaknama tregon historitë e fëmijëve që vuajnë çdo ditë nga padrejtësitë. Fëmijët e gazetës të njohur në anglisht si Voice of Children zhvillojnë mbledhje javore për të vendosur rreth botimeve të reja.

7dec1780ec4044f2a247dadd054db2e3_8

Joyti, 16 vjeç, është një prej katër gazetareve kryesore. “Ne shkruajmë rreth mizorive me të cilat përballen fëmijët që jetojnë në rrugë. Ne keqtrajtohemi nga kushdo. Nuk na lejohet të hyjmë në restorant edhe nëse i kemi paratë për të paguar për ushqimin. Kështu që ne shkruajmë rreth këtyre mizorive dhe marrim reagime pozitive”, thotë Joyti.

Mohammad, 15 vjeç, është një mbledhës i rrobave të vjetra. Ai kalon shumicën e kohës në stacionet e hekurudhave dhe fle poshtë një ure. Ai është gjithashtu një mbledhës i lajmeve dhe me krenari tregon për Al Jazeera një nga historitë e tij të botuara.

mo

Disa nga fëmijët e grupit të gazetës mendojnë të fillojnë shkollën.

Faizaan, 13 vjeç, është gjithashtu një gjetës i lajmeve. Ai u largua nga shtëpia disa vite më parë. Në rrugë ai u bë i varur nga droga dhe punonte si mbledhës mbeturinash për të jetuar. Pasi u bashkua me gazetën ai arriti ta mposhtë varësinë ndaj drogës. “Gazeta më ka dhënë shpresë, vizion dhe dëshirën për të jetuar. Sapo të gjej një punë do të kthehem prapë te familja ime, e cila do të lumturohet të më shohë të suksesshëm dhe të edukuar.”

fa

Chetan, 17 vjeç, punon si ndihmës në shtëpitë e njerëzve dhe është reporter. “Kjo gazetë na ka dhënë krahë, askush nuk na dëgjonte ne fëmijët e varfër, ndërsa tani ne publikojmë çdo mizori që na bëhet,” – thotë ai.

Vivek, 15 vjeç, punon në një kafene në stacionin e hekurudhës dhe raporton për gazetën. Nga aty ku punon ai mund të ndjekë jetët e shumë fëmijëve të rrugës, historitë e të cilëve i ndan më vonë me gazetën.

Pasi gazeta botohet ajo iu shpërndahet falas shitësve në dyqane, policëve ose zonave të tjera ku mund të gjenden fëmijët e rrugës.

88430c5a207e4ef99f9aa2e7936e3d3e_8

Burimi: Al Jazeera

Pin It