Versioni i fundit i TechNovator mund të karikojë celularin me wireless

 

unnamed-file

12

Në Berlin është prezantuar versioni më i fundit i TechNovator XE, që mund të karikojë celularin, tabletin apo kompjuterin tuaj me anë të wirelesit, në një distancë deri në 5 metra larg saj.

Karikuesit me wireless do të përdoren së shpejti në masë pasi e bëjnë më të lehtë procesin e karikimit automatik të pajisjeve që përdorim çdo ditë pa pasur nevojë të shqetësohemi për këtë.

TechNovator XE mund ta karikonte një celular deri në 5 metër largësi, megjithëse efiçensa e saj zvogëlohet me rritjen e largësisë. Ajo mund të karikojë pajisjet edhe përmes materialeve të hollë, kështu që ju mund ta karikoni celularin tuaj edhe në xhep ose në çantë. Por valët elektromagnetike nuk mund të kalojnë përmes ujit ose murit pasi përthithen shumë shpejt.

Kompania do ta nxjerrë në shitje pajisjen verën tjetër me një çmim prej 250 dollarë.

Pin It