iPhone 8 mund të karikohet me wireless

iphone-8-price

Smartphone-i i shumëpritur iPhone 8 mund të ketë një sistem ushqimi wireless, pa kabuj.
Sipas faqes 9to5Mac, Apple tashmë është mes anëtarëve të konsorciumit Wireless Power dhe ky element do të forconte zërat mbi një iPhone me ekran pa kufizime, që mund të ushqehet me “wireless”.

Edhe kabulli për kufjet tradicionale, i përfshirë në paketimin e iPhone 7, me iPhone 8 mund të jetë një aksesor më vete. Faqe të ndryshme teknologjike thonë se mund të jetë e kushtueshme dhe mund të kalojë çmimin 1 mijë dollarë në versionin bazik.

Ekrani Oled që do të ketë mund t’i kushtojë Apple pothuajse dyfishin e ekranit Lcd të përdorur në modelet aktuale.

Pin It