Niko Kazantzakis, shkrimtari i shquar grek që vijoi shkrimin e Uliksit modern

kazantzakis_foto

Niko Kazantzakis lindi në 30 Shkurt në vitin 1883 ne Iraklion, Kretë (në atë kohë pjesë e Perandorisë Osmane).

Pas rebelimeve të Kretës në vitin 1889 për të marre ishujt nga turqit, Nikos u dërgua në ishullin e Naxos. Atje u regjistrua në një shkollë drejtuar nga priftërinj francezë. Si rrjedhojë në këtë periudhë i ka fillimet dhe dashuria e tij për gjuhën franceze.

Mbasi mbaroi gjimnazin në vitin 1902 lëvizi në Athinë ku filloi studimet për drejtësi. Gjatë viteve të shkollës në Athine publikoi esenë “Sëmundja e shekullit”, novelën “Gjarpri dhe Lili” si dhe pjesën teatrale “Dita po thyhet”. Në vitin 1907 “Dita po thyhet” u vu në skenë në Athinë si rrjedhoje Kazantzakis u bë i njohur “brenda ditës”. Pas studimeve në Athinë vazhdoi studimet në Paris ku dhe nuk pushoi së shkruari letërsi të mirëfilltë si dhe gazetari.

Në Paris ndoqi leksionet e Henri Bergson, u njoh me shkrimet e Nietzsches si dhe përfundoi novelën “Shpirtra të thyer”. Pasi mbaroi tezën mbi Nietzschen në vitin 1909 shkroi pjesën “The Master Builder”. Gjate luftrave ne Ballkan Kazantzakis luftoi per ushtrine Greke dhe pas luftes vazhdoi udhetimet e tij ne shume vende Europiane dhe Aziatike. Publikoi ne kete kohe libra mbi udhetimet e tij ne Spanje, Egjipt, Kine-Japoni, Rusi, Angli etj.

Kazantzakis, u ndikua ne jeten e tij nga shkrimet Marksiste e ato Budiste. Ne vite vihet re nderthurja e ideve dhe mesimeve te marra nga keto shkrime. Krijimi me i rendesishem filozofik i Kazantzakis eshte libri “Askitiki”, publikuar ne vitin 1927. Ne 1938 pas ripunimit per gati 13 vjet, publikoi me ne fund librin Odisea (vazhdim modern i historise se Uliksit qe nga pika ku Homeri e kish lene historine e tij). Ky liber epik-poetik ka 33.333 vargje.

Në vitin 1956 fitoi çmimin për Paqe në Vienë. Kazantzakis vdiq në 26 Tetor, në moshën 74 vjeçare.

Pin It