Turhan pashë Përmeti, politikani shqiptar, tri herë kryeministër i Shqipërisë

220px-Каратодори

Turhan pashë Përmeti u nda nga jeta më 18 shkurt 1927 në Francë. Ai ka qenë nëpunës e diplomat shqiptar i Perandorisë Osmane dhe më pas tri herë kryeministër i Shqipërisë së pavarur.

Turhan Jusni beu lindi në Tërhallë, i biri i Jahja beut, nga familjet e mëdha të qytezës së Përmetit në vilajetin e Janinës. Në medresetë e Janinës mësi arabisht dhe persisht, kurse te “Zosimea” është diplomuar duke marrë njohuritë themelore të shkencave.

Më pas ka vazhduar Fakultetin e Drejtësisë në Athinë. Nga disa pedagogë privatë ka marrë njohuri mbi të drejtën ndërkombëtare, të drejtën romake, mbi historinë e hartimit dhe të nënshkrimit të të gjitha marrëveshjeve duke filluar nga Paqja e Vestfalisë (1648) e deri në vitin 1815 Kongresi i Vjenës dhe njohuri mbi ekonominë ndërkombëtare.

Shkruante turqisht dhe frengjisht, dinte shqip, greqisht,  italisht dhe pak spanjisht. Turhan Pashë Përmeti ishte zyrtar i lartë i perandorisë Otomane para se t’i bashkohej lëvizjes kombëtare shqiptare. Ndër postet që ai ka pasur në perandorinë Otomane ishte Guvernator i Kretës në vitet 1895 dhe 1896 dhe ambasador në Shën Petërsburg. Ai e fliste greqishten e frëngjishten rrjedhshëm dhe konsiderohej si administrator i aftë, por jo shumë i vendosur. Turhan Pashë Përmeti ishte kryeministër i Shqipërisë në vitin 1914 nga data 15 mars deri më 3 shtator, si dhe nga 1918 deri në vitin 1920. Gjate kësaj periudhe ai u ndikua shumë nga Esat Pashë Toptani.

Pin It