Shkencëtarët: “Zealandia, kontinenti i fshehur i botës”

Mercator-Zealandia-Map-WEB1

Sipas shkencëtarëve është identifikuar një kontinent i ri në lindje të Australisë dhe quhet Zealandia.

Sipas gjeologëve, ky kontinent ka një madhësi prej 4.9 milionë kilometrash katrorë dhe nëse konfirmohet do të jetë kontinenti i tetë dhe më i vogli i planetit tonë.

Nuk ishte një zbulim i menjëhershëm, por diçka që e kuptuam gradualisht”, janë shprehur ata.

Në një shkrim të botuar “Zealandia, kontinenti i fshehur i Botës”, 11 gjeologë shprehen se Zealandia i plotëson të katërta kriteret për tu quajtur kontinent, pasi ka lartësi relative të rajoneve, vullkane si dhe shkëmbinjtë metamorfik dhe sedimentarë.

Pin It