Shkencëtarët e penduar

Shkenca i ka sjellë njerëzimit dobi të paimagjinueshme, por jo të gjithë shkencëtarët janë të lumtur për to.
Disa zbulues ua kanë përkushtuar jetën studimeve për të sjellë diçka të mirë për botën, por mënyra se si janë përdorur më pas, jashtë kontrollit të tyre, ka bërë që të pendohen që u’a sollën njeriut.

Mikhail Kalashnikov i shkroi një letër faljeje kishës 6 muaj para se të vdiste. Arma që shpiku për vendin e tij ishte tepër e lirë, e thjeshtë, dhe prodhimi doli jashtë kontrolli. 100 milionë u prodhuan deri në vitin 2009.

1467653960_kallashi

Vëllezërit Wright nuk prisnin që avioni, shpikja e tyre, të përdorej në luftë. Ata ua shitën qeverisë amerikane për qëllime zbulimesh shkencore. Pasi panë ç’bënë avionët në dy luftëra botërore që pasuan, do të donin të mos i kishin shpikur fare.

1467653991_wright

Arthur Galston zbuloi një mënyrë që i bënte bimët të rriteshin shpejt. Por më pas luftoi që të ndalohej prodhimi i “Agjentit Portokalli” pasi shpikja u përdor si armë kimike ndaj drithërave në Vietnam, duke shkaktuar lindjen e shumë fëmijëve të shformuar.

1467654022_vietnam

J. Robert Oppenheimer ishte shkencëtari që u angazhua më drejtpërdrejt se Ajnshtajni për krijimin e bombës bërthamore. Pasi pa fuqinë e vërtetë të shpikjes, u bë një nga aktivistët kryesorë kundër prodhimit të tyre.

1467654050_bomba atomike (1)

Alfred Nobel i çmimit “Nobel” shpiku dinamitin si mjet më të sigurt ndërtimi. Shpikja i vrau jo vetëm vëllain, por u përdor dhe gjerësisht nga ushtritë, aq sa një gazetë franceze e quajti “tregtari i vdekjes”.

1467654528_nobel

Pin It