iPhone-t e së ardhmes do të përdorin LiFi, një teknologji 100 herë më e shpejtë se WiFi

wi-fi-assist-iphone

Në versionet e ardhshme Apple po mendon të përdorë valët LiFi. Përfitimi kryesor që kanë këto valë është se mund të arrijnë një shpejtësi 100 herë më të madhe se Wifi që përdorim aktualisht. Rrjetet Wifi të cilat varen nga valët radio janë gjithmonë e në rritje, por nuk mund të përdoren në çdo vend.

Disa kompani kërkimi kanë krijuar Lifi, një sistem që shfrytëzon valët e dritës nga llambat LED, për të transferuar të dhëna dhe për t’u lidhur me internetin. Përdorimi i tyre, ka rreze më të vogël veprimi, por konsumojnë më pak.

Valët që përhapen përmes dritës nuk mund të kalojnë muret, siç ndodh me valët në përgjithësi, por gjithsesi janë më të sigurta në rrjet. Për ta përdorur këtë duhet një llambë LED LiFi, dhe një USB e cila shërben si marrës i sinjalit të transmetuar nga llamba

Pin It