Dobitë shëndetësore të kërpudhave

ke

Kërpudhat janë ndër ushqimet më të shëndetshme për njeriun pasi kanë vlera ushqyese. Ato përmbajnë proteina dhe disa vitamina shumë të rëndësishme për organizmin si vitaminën B dhe C si dhe mineralet siç janë kalciumi hekuri fosfori.

Kërpudhat janë kampionët botërorë të vitaminës B dhe veçanërisht vitaminës B3 (e domosdoshme për lëkurën dhe sistemet e tretjes dhe nervore) dhe vitaminës B2 (e cila ndërhyn në shumë enzima). Por kërpudhat janë gjithashtu burime të vlefshme të mineraleve, të tilla si hekuri ose zinku.

Gjithashtu përmbajnë edhe yndyrna si sterol e cila është një komponent mjaft i rëndësishëm në pengimin e organizmit për të absorbuar kolesterolin. Prandaj kërpudhat janë një mundësi për ata që dëshirojnë të humbasin peshë.

Përveç që ndihmojnë si ushqim dietal kërpudhat e parandalojnë diabetin dhe ndihmojnë shëndetin kardiovaskular duke mundësuar rregullimin e nivelit të gjakut.

 

Pin It