Itali, shpëtohen 1 mijë emigrantë në ujërat e detit Mesdhe

10878485-17992351

Roja bregdetare në Itali ka rritur të shpëtojë 1 mijë emigrantë në ujërat e detit Mesdhe, ku gjatë operacionit të shpëtimit një person u gjet i vdekur. Zyrtarët e rojës bregdetare janë shprehur se emigrantët ishin duke lundruar me 9­të varka, ku 6 prej tyre ishin gomone dhe 3 të ndërtuara me dru.

Ende nuk dihet kombësia e emigrantëve të cilët janë zhvendosur nga autoritetet vendase në brigjet e Sicilisë.

Shumica e emigrantëve të cilët përpiqen që të mbërrijnë në brigjet italiane, vijnë nga lindja e mesme dhe paguajnë kontrabandistë për të siguruar një kalim në Itali.

Vetëm vitin e kaluar më shumë se 180 mijë emigrantë kanë kaluar detin Mesdhe për në Itali, ku sipas OKB­së gjatë vitit të kaluar kanë humbur jetën 5 mijë persona.

Pin It