Akti Normativ, zbardhen pagesat e reja të kontributeve

as-edhe-pas-nj-euml-viti-nuk-do-t-euml-ket-euml-sigurime-sh-euml-ndet-euml-sore_hd-780x439

Nëpërmjet një akti normatvi qeveria detyron çdo person të vetpunësuar që të paguajë kontributet shoqërore dhe shëndetësore. Akti normativ i miratuar në 25 dhjetor të 2016­s, ndryshon ligjin për mbledhjen e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore dhe ka për qëllim që personat të cilët kanë një biznes dhe marrin për ndihmë të afërmit në biznesin e tyre, duhet t’i paguajnë këto kontribute. Paga mbi të cilën do të llogariten kontributet shoqërore është 22 mijë lekë. Kjo do të thotë se një i vetpunësuar do të paguajë rreth 2 mijë lekë të reja për kontributet shoqërore.

“Kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore për personin e vetëpunësuar, përfshirë punëdhënësin e vetëpunësuar, llogariten si përqindje mbi një pagë bruto, jo më të ulët se paga minimale në shkallë vendi dhe jo më të lartë se paga maksimale, e miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave. Kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore pёr punonjësin e papaguar të familjes llogariten mbi pagën minimale në shkallë vendi, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave”, ­ thuhet në aktin normativ të qeverisë.

Kontributet shëndetësore Qeveria ka vendosur që për kontributet shëndetësore të paguhet dyfishi i pagës minimale. Kjo do të thotë se një i vetpunësuar do të paguajë 748 lekë për kontributet shëndetësore. “Kontributet e detyrueshme të sigurimit shëndetësor për personin e vetëpunësuar, përfshirë punëdhënësin e vetëpunësuar dhe punonjësin e papaguar të familjes, llogariten sipas nivelit të parashikuar si përqindje mbi dyfishin e pagës minimale në shkallë vendi, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave”, thuhet në vendimin që është publikuar në Fletoren Zyrtare.

Kur veprimtaria ekonomike e tatimpaguesit fillon, ndërpritet, përfundon apo kalon në regjistrin pasiv gjatë një muaji, llogaritja e kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore bëhet në bazë të pagës për ditët e punuara për muajin. Bizneset Regjistrimi i të punësuarëve në organin tatimor, personat juridikë ose fizikë, brenda dy ditëve pune pas regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit ose në administratën tatimore, deklarojnë në organin tatimor listën e të punësuarve, pagën përkatëse, përfshirë për personin fizik edhe punonjësit e papaguar të familjes mbi 16 vjeç, me të cilët ai punon e bashkëjeton ligjërisht.

Për personat fizikë të vetëpunësuar pa punëmarrës dhe pa punonjës të papaguar të familjes mbi 16 vjec, me të cilët ai punon dhe bashkëjeton ligjërisht, pas regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit ose në administratën tatimore, ky deklarim në organin tatimor bëhet të paktën 3 ditë përpara afatit të paraqitjes së deklaratës, por llogaritja e detyrimit të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore bëhet me efekte nga data e regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit ose në administratën tatimore.

 

Pin It