Finalistët e “Fotografi i Vitit 2016 për Botën e Egër”

Me mbi 50 mijë pjesëmarrës nga 95 shtete të ndryshme, konkursi i 52-të i Fotografit të Vitit të Botës së Egër nuk ka qenë kurrë kaq i arrirë. Fituesit do të shpallen në 18 tetor, ndërsa më poshtë po ju njohim me finalistët.

1

“Ndarja e gjahut” nga Audun Rikardsen

Në ujërat e Arktikut Norvegjez, një balenë vrastare shfaqet duke fituar një drekë të lehtë teksa ndjek dhe më pas godet peshqit e mbetur nga një anije peshkimi aty pranë. E njohur shpesh për madhësinë dhe egërsinë e saj, kjo specie e rrallë nuk ka marrë meritat e duhura për inteligjencën e saj.

2

“Dollia e mizave” nga Willem Kruger

Në Parkun Ndërkufitar të Kgalagadit në kufirin mes Botsvanës dhe Afrikës së Jugut, një zog jugu i verdhë me sqepin karakterisitk si bri, shijon një gosti nga mizat kërcitëse. Në këtë shkrepje zogu shihet teksa e godet insektin që në ajër para se ta gëlltisë atë.

3

“Relikja e Artë” nga Dhyey Shah

Umananda, një ishull i vogël i bërë nga njeriu në verilindje të Indisë, është shtëpi për langurët e artë (lloj majmuni) në rrezik zhdukjeje. Edhe pse shpesh gjendet vetëm lart në pemë, ky fotograf arriti të realizonte një shkrepje të papritur dhe të rrallë të njërit prej tyre në tokë.

4

“Shpërthimi i Furrës” nga Alexandre Hec

Kilauea, një nga vullkanet më aktiv të botës, shpërthen në Hawaii në majë të Oqeanit Paqësor. Kjo lëshoi një kor ngjyrash të gjalla të ndritshme kundër sfondit të zi të natës. Asnjë kafshë në dukje, por një proces jetik i lidhur me jetën e egër të planetit tonë.

5

“Peshku kamuflues” nga Iago Leonardo

Mund të mos e besoni në pamje të parë, por kjo foto tregon dy lloje peshqish. Një lloj peshku i cili ka trombocite të veçanta në sipërfaqe që e bëjnë pothuajse të padukshëm përkrah shoqëruesve të tyre gri në këtë shkrepje të bukur nënujore.

6

“Mizëri nën yje” nga Imre Potyo

Në lumin Raba të Hungarisë, ky fotograf ka kapur me sukses gëlimin vjetor të mizave të majit pasi ato dalin nga fshikëza e larvave vetëm disa inçë mbi ujë – dhe pastaj fluturojnë jashtë në qiellin e natës.

7

“Çukitësi i gjembaçit” nga Isaac Aylward

Në malin Rila në Bullgari, një zog i zakonshëm çukit në një lule gjembaçi teksa gjuan farat, plotësisht i pavetëdijshëm për kombinimin e ngjyrave të tij dhe bimës në të cilën mbështetet.

8

“Loja me Pangolin” nga Lance van de Vyver

Një luan kureshtar i hakërrehet një Pangolini (lloj gjitari me trupin e mbuluar me luspa të forta) në Rezervatin Privat të Tswalu Kalahari në Afrikën e Jugut. Pavarësisht kthetrave të dukshme, mburoja e natës e Pangolinit është e papërshkueshme dhe kafsha padyshim do t’i kthehet dremitjes së saj.

9

“Fqinji kureshtar” nga Sam Hobson

E shumëperfolur por e parëe rrallë, një dhelpër vendase u kap më në fund në kamera teksa dilte për xhiron e zakonshme në një lagje periferike të Bristolit në kërkim të një ‘gostie’ të vonë.

10

“Saktësi e kristaltë” nga Mario CEA

Në një shtëpi të vjetër, të braktisur në Salamanca, Spanjë, jo më pak se 30 lakuriqë nate fluturojnë jashtë për të kapur një total prej 90,000 insektesh çdo natë. Plotësisht të verbër, lakuriqët e natës përdorin hidrolokatorët e tyre për të përcaktuar vendndodjen që të fluturojnë nga dritarja e thyer.

11

“Romancë Kolektive “nga Scott Portelli

Në Gjirin e Upper Spenser të Australisë së Jugut, këto sepje të bukura gjigande mblidhen për t’u çiftuar. Atje, meshkujt e mëdhenj një metër të gjatë (tre këmbë) luftojnë për vëmendje duke ndryshuar ngjyrën, cilësinë dhe modelin e lëkurës së tyre për të tërhequr vëmendjen e një partnereje.

Burimi: Deutsche Welle

Pin It