Inva Mula dhe Olen Çesari, live më 19 prill në Tiranë

Dy artistë  shqiptarë të nivelit botëror,  sopranoja Inva Mula dhe violinisti, Olen Çesari,  do të jenë së bashku në një koncert live më 19 prill  në orë 19:00,  në Pallatin e Kongreseve ne Tirane.

Lajmi është bërë i ditur nga violinisti në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ku fton ndjekësit të mos e humbasin kete ngjarje kulturore. Violina virtuoze e Olen Çesarit së bashku me International Clandestine Orchestra kthehet në Tiranë pas dy vitesh mungesë.

Olen Cesari, ka lindur në Durrës. U ngjit në skenë në moshën 5-vjeçare si një virtuoz i lindur dhe në moshën 7-vjeçare dha koncertin e tij të parë recital në teatrin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit. Në moshën 10-vjeçare mbaroi gjithë programin e Liceut Artistik dhe si mbaroi këtë ai ishte i vetmi fëmijë mes studentëve 24-vjeçarë që korrte sfidat në Institutin e Lartë të Arteve. Ai shkoi në Romë të vazhdonte studimet për violinën. Në moshën 18- vjeçare kishte mbaruar 3 konservatore: një në Shqipëri, një në Itali, dhe një në Austri.

Inva Mula soprano lirike, ka nisur karierën e saj që në moshë të vogël. Në vitin 1987, fitoi çmimin Cantante d’Albania, në 1988 ” George Enescu” në Bukuresht. Në vitin 1992 u nderua me çmim ” Butterfly ” në Barcelonë. Gjithashtu ajo rrëmbeu çmimin e madh Plácido Domingo në Paris. Ajo ka interpretuar me h emrat më në zë të operas ne “Opéra Bastille” në Paris, në Bruksel, në Mynih dhe Oslo. Ka performuar ne operan La Jolie fille de Perth, dhe më vonë regjistroi kryeveprën e Puccinit ” La Rondine”. Por Mula ka kënduar, Lucia di Lammermoor, La bohème, dhe Manon, mes shumë të tjerash kur  karriera e saj është e gjatë dhe e mbushur me arritje boterore. Kujtojmë rolin e saj si Violetta në “La Traviata”, të cilën e performoi në mbarë botën si në Tokio, Bilbao, Orange, Trieste, dhe Toronto. Ajo gjithashtu njihet në mbarë botën për zërin e saj në filmin The fifth element në rolin e Diva Plavalaguna./ATA

/f.n/

Pin It