iPhone 7 me plot risi të reja (VIDEO)

https://www.youtube.com/watch?v=Q6dsRpVyyWs

Risia e parë e iPhone 7 është pikërisht ajo për të cilën është folur që më parë, mungesa e kufjeve dhe e vendit ku më parë futej pajisja jack që lejonte dëgjimin.

Megjithatë, aparati i ri ruan mundësinë qe përmes një adaptori që jepet falas, nostalgjikët e kufjeve të kenë mundësi te shijojnë përmes tyre, dëgjimin e këngëve te preferuara.

Në aparatin e ri Apple ka synuar të hedhë një hap përpara drejt teknologjisë wireless në këtë drejtim. Për këtë qellim brenda aparatit të ri është inkorporuar një procesor i ri, W1 që do të shërbejë për dëgjimin e muzikës me anë të kufjeve wireless, AirPods.

Sipas analistëve, eliminimi i vendit tradicional për futjen e kufjeve të dëgjimit është një hap kurajoz i Apple, i cili vjen me qëllim e krijimit të hapësirave të nevojshme brenda trupit të iPhone për implementime funksionale të reja dhe në shërbim të të gjithëve.

Kufjet pa fill, AirPods, do të shiten veças me një çmim prej 179 euro. Një tjetër risi është ajo që lidhet me rezistencën e aparatit nga uji dhe pluhurat, ndërkohë që fotokamera e tij tashmë do te jetë dopio dhe tërësisht e ridizenjuar. Nga pikëpamja funksionale fotokamera do të ketë aplikacione të reja sikurse selfi fokus, stabilizatorin optik, trun­ton flash, kamera të pasme 12 Mp dhe ballore 7 Mp dhe përgjithësisht një repertor funksionalitetesh që e afrojnë atë me një kamera profesionale.

Nga pikëpamja e Dizajnit, veç ngjyrave klasike, flori, argjend dhe flori te kuq, do të ketë edhe dy versione të tjera, e zezë mat dhe e zezë e shkëlqyer. Aparatet mund të porositen që nga data 9 shtator dhe nga 16 shtatori ato do të dalin ne tregun e disa vendeve, me disa versione, 32GB, 128GB dhe 256GB. Çmimi fillon nga 649 dollarë.

iPhone7-970-80 New-EarPods-AirPods-and-wireless-Beats-arrive-in-time-for-iPhone-7 iPhone_7_1473330813402

Pin It