Krijohet Task-Forca për kontrollimin e Kopshteve publike dhe private

download (1)

315 kopshte janë kontrolluar gjatë këtyre tre viteve,  ku  25 kanë qenë publike dhe pjesa tjetër private. Gjatë kontrolleve janë konstatuar rreth 77 kopshte private të palicencuar. Nga këto gjatë këtyre viteve janë vendosur më shumë se 20 gjoba ndërsa 35 prej tyre gjatë periudhës qeshor 2015-2016 janë licencuar.

Këto shifra u bënë publike këtë të enjte gjatë prezantimit të Task Forcës për kontrollin e kopshteve nga Ministria e Arsimit. Kjo task forcë do të drejtohet nga Zv. Ministrja Nora

Duke filluar nga sot ky grup pune do të fillojë kontrollin e kopshteve publike dhe private dhe pas tre muajve do të dalin me një databazë në lidhje me situatën. Kontrollet do të përqendrohen në tre aspekte. Kërkesat ligjore, nëse është i licencuar, përgatitja e mësuesve, edukatorëve dhe standardet e ambienteve. Kush nuk i zbaton kushtet do të ketë gjoba dhe mbyllje të kopshteve.

Malaj tha se do të ketë 0 tolerancë për shkelësit e ligjit ndërsa në rastet që do të ketë mbyllje të kopshteve ajo tha se ministria e arsimit do të kujdeset që fëmijët e atij kopshti që do të mbyllet të akomodohen në një kopsht publik.

Ndërsa Drejtori i Inspektoratit Arsimor Bashkim Muça tha se inspektorati e ka të pamundur që me 20 inspektor të bëjë kontrollin e imtësishëm në të gjithë vendin.

Pin It