MAS, BE dhe KiE hartojnë programin kundra bulizmit në shkolla

13000874

Ministria e Arsimit dhe Sportit do të bashkëpunojë me Bashkimin europian dhe Këshillin e Europës për të ndaluar dhunën dhe fyerjet tek fëmijët e shkollave. Këto institucione në bashkëpunim me njëra-tjetrën do të hartojnë një program për të luftuar fenomenin e bulizmit mes nxënësve.

Ky fenomen është shumë i përhapur në botë, por edhe në vendin tonë, pavarësisht mungesës së shifrave konkrete. Bulizmi është objekt lëndimi mes fëmijëve. Ai ul vetëvlerësimin, pengon zhvillimin e tyre dhe shpesh është bërë shkaktar i braktisjes së shkollës dhe pasojave të tjera deri në vetëvrasje.

Sipas studimeve të KiE 4 në 10 të rinj në Europë ndihen të kërcënuar nga sjelljet dhe gjuha e urrejtjes, qoftë kjo në jetën e përditshme ose online.

Pin It