Festivali i filmit, kupa e Nderit për Dhimitër Anagnostin

anagnosti1

 

Dhimitër Anagnosti është vlerësuar me kupën e nderit me rastin e çeljes së festivalit Tirana Internacional Film Festival.  Regjisori dhe mjeshtri i filmit artistik shqiptar  Drejtori i festivalit Agron Domi i dorëzoi Kupën e Nderit mjeshtrit te kinemasë shqipe Dhimitër Anagonsti, në praninë e pjesëmarrësve të festivalit ku kishin ardhur artistë e regjisorë nga vende të ndryshme të botës. Agron Domi ka qenë një nga personazhet tek filmi “Lulëkuqet mbi mure” me regji të Dhimitër Anagnostit që u shfaq para fillimit të festivalit në rubrikën “Retrospektivë”. Domi u shpreh se Anagonsti është një njeri dhe artist unik.

Pin It