“Home Sweet Home”, edicioni i 14- i TIFF nis me filmin shqiptar

home

Edicioni i 14-­të i Tirana International Film Festival u çel mbërëmjen e së enjtes me premierën e filmit “Home Sweet Home” me regji nga Faton Bajraktari. Filmi në fjalë është edhe nominimi i Kosovës për kategorinë e filmit më të mirë në gjuhë të huaj për ceremoninë Oscars 2017.

‘Home Sweet Home’ flet për Kosovën e pasluftës dhe për historinë e Agronit i cili për disa vite ka qenë i zhdukur dhe pasi kthehet në shtëpi, ai përballet me rrethin, të cilët e kanë keqpërdorur, emrin e tij për përfitime personale. Shumë projekte në fshat janë bërë në emrin e “rënies heroike” të tij. Familja e tij merr një ndihmë financiare si familje e dëshmorit dhe ato të ardhura i ka futur në kredi. Tashmë Agroni i ka dy rrugë: Të dalë hapur në publik apo të presë përfundimin e projekteve. Kalon një muaj dhe Agroni është brenda. Në oborrin e shkollës që mban emrin e tij, zbulohet shtatorja e tij. Ai tashmë ka marrë një vendim, njofton KultPlus.

TIFF në anën tjetër ka një program të larmishëm në këtë edicion, me filma e prurje për ata që e duan filmin. Nga Kosova në festival paraqiten edhe filmat “Një pikë gjaku” nga Bekim Guri, “Midnight Vibrations” nga Anton Ndreca, “Home” nga Daniel Mulloy, “Beteja e fundit” nga Alban Zogjani, “Scream” nga Leart Rama, “Granatë” nga Ornela Peka e filma tjerë.

Pin It