Për flokë të shëndetshëm që nuk bien përdorni rozmarinë

2

Rozmarina nuk shquhet vetëm për aromën e saj, por është bimë e njohur dhe e përdorshme për shumë qëllime të tjera. Gjethet e saj përdoren me shekuj si ilaç tradicional. Hulumtimet kane treguar së rozmarina stimulon rritjen e flokëve, duke nxitur aromën e saj të mrekullueshme. Rozmarina përmirëson kujtesën edhe qarkullimin e gjakut. Rozmarina gjen përdorim të gjerë edhe për lëkurën.  Çaji nga rozmarina mund të përdoret si tonik për larjen e flokëve i cili do t’u japë shkëlqim. Bima ndihmon edhe në luftë kundër zbokthit.  Rozmarina ndihmon kundër rënies së  flokëve, e cila shpesh shkaktohet si pasojë e stresit. Përgatiteni kështu çajin e rozmarinës për flokët tuaj: në një filxhan uji të vluar hidhni dy deri tri lugë çaji me gjethe të rozmarinës së freskët apo të thatë, mbulojeni dhe lëreni të qëndrojë 10 minuta. Pini dy filxhanë çaj në ditë për të parandaluar rënien e flokëve. Kjo  kurë këshillohet edhe për të nxitur rritjen e flokëve pas kimioterapisë.

Pin It