Tërmet 4.4 ballë në veri të vendit, nuk ka dëme

termettt

Një tërmet me magnitudë 4.4 ballë lëkundi zonën veriore të Shqipërisë në orët e para të mëngjesit të së premtes. Fatmirësisht nuk raportohen të lënduar apo dëme materiale.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 62 km në veri të kryeqytetit, 28 km në lindje te Lezhës dhe 14 km në verilindje të Rrëshenit.

Lëkundjet janë ndjerë rreth orë 6.57 të ditës së sotme.

 

Pin It