Njihuni me pemën më të madhe në botë, Nangka

 

Nangka është një lloj peme që kultivohet në viset tropikale dhe rriten në vendet e Azisë Jugore dhe Juglindore. Fruta e drurit nangka është pema më e madhe në botë, e cila mund të rritet deri në 90 cm gjatësi, 50 cm gjerësi dhe mund të peshojë edhe deri në 45 kg.

Nangka është pemë nacionale e Bangladeshit dhe kultivohet si ndër artikujt themelorë në Indi, Nepal, Sri-Lankë, Kamboxhia, Vietnam, Tajlandë, Malezi, Indonezi, pastaj në Filipine, si edhe në disa shtete afrikane. Është e pasur me fibra dhe vitamina, por të gjitha këto pa yndyra dhe kolesterinë të ngopur, gjë që e bën njërin ndër artikujt ushqimorë më të shijshëm.

Hulumtuesit thonë që pikërisht nangka mund të jetë zëvendësim i grurit, misrit dhe i të mbjellave të tjera të cilat rrezikohen nga ndryshimet klimatike. Gjithashtu kjo pemë është me shumë materie dhe kalori ushqyese. Madje edhe frutat e vogla të kësaj peme peshojnë rreth 5 – 7 kg, ndërkaq fermerët kanë prodhuar edhe disa madje deri në 45 kg.

nangka-6-1024x768

nangka-5

GEDSC DIGITAL CAMERA

nangka-3

 

Pin It