Vrapi, sporti gjatë të cilit digjen më shumë kalori

Sportet janë mënyra më e mirë për të bërë ushtrime dhe derisa djegia e kalorive nuk është vlera e vetme e ushtrimeve, numri i kalorive të harxhuara megjithatë tregon se sa po e ushtroni trupin tuaj.

Nga të gjitha sportet, vrapimi djeg më së shumti kalori, ku gjatë një ore të vrapimit një person që peshon 90 kilogramë, i harxhon 1,074 kalori.

Instituti kombëtar i shëndetësisë në Shtetet e Bashkuara e ka publikuar një listë të sporteve që djegin më së shumti kalori, transmeton Koha.net. Më së paku kalori shpenzohen duke luajtur raketboll, 637 kalori në orë. Basketbolli dhe tenisi i harxhojnë nga 728, tekuando dhe futbolli nga 937, dhe vrapimi madje 1.074 kalori në orë.

Kjo vlen për njerëzit që peshojnë rreth 90 kilogramë.

Megjithatë, duhet të dihet se vetëm ushtrimet nuk çojnë në humbje të madhe në peshë. Sportet e kanë një ndikim në rrahjet e zemrës, duke e bërë jetën më të gjatë dhe ky është efekti më i mirë i çdo sporti. Prandaj, nëse doni të humbni peshë, ekspertët ju këshillojnë që të konsultoheni me mjekun tuaj për peshën tuaj ideale dhe ta largoni konsumimin e sheqerit dhe porcionet e mëdha të ushqimit.

Mos harroni se fakti se një sport ose ushtrim i caktuar i djegin kaloritë më shpejt nuk do të thotë se kjo është zgjidhja më e mirë. Zgjidhja më e mirë është ajo në të cilën kënaqeni më së shumti ashtu që të mund të përballoni sa më gjatë në të.

Pin It