Xhevdet Xhafa prezanton “Autobiografia-në” në GKA

 

Galeria Kombëtare e Arteve dhe Galeria Kombëtare e Kosovës do të prezantojnë ekspozitën personale “Autobiografia” të Xhevdet Xhafës.

Ekspozita është realizuar në kuadër të kalendarit të përbashkët kulturor të dy ministrive përgjegjëse të Kosovës dhe Shqipërisë. Ceremonia e hapjes do të bëhet në Galerinë Kombëtare të Arteve të enjten, më 14 shtator 2017, në orën 19:30. Konferenca për shtyp do të zhvillohet ditën e hapjes në orën 12:00.

Xhevdet Xhafa ka qenë pjesëmarrës në shumë ekspozita ndërkombëtare ku ka fituar  mirënjohje të shumta dhe është mirëpritur si artist. Nga ato do të veçohen: Ekspozita kolektive në Rockfeller Gallery në New York, ku veçohen veprat e Xhafës. Ekspozita e arteve bashkëkohore në Wellington/Sidney –Australia ku marrin pjesë shumë artist me mëse 100 piktura, skulptura edhe foto artistike. Kritiku francez Oskland Strari thekson: “Arti jugosllav nuk paraqet fuqi botërore në aspektin artistik, megjithatë ka disa artistë, rëndësia e të cilëve i tejkalon kufijtë e tij”. Ai vë në spikamë veprat e Shutelit, Xhafës, Rotarit dhe Abramoviqit. Ekspozita në Galerinë moderne të arteve bashkëkohore në Romë, pjesemarrës ishin 60 krijues, Xhafa prapë veçohet në mesin e 11 artistëve dhe ekspozita Alternative a Artit tonë bashkëkohor në     Vjenë, Austri ku përsëri artisti cilësohet  si shembull i individualitetit tonë në rrafshin e artit bashkëkohor.

Pin It