Shkencë: Gjendet geni që shuan ëndrrat e këqija

young brunette shocking  woman with in the bed

 

Disa njerëz vuajnë nga gjumi i shqetësuar për shkak të ëndrrave apo maktheve që shohin ndërkohë që flenë.

Disa mund të thonë se nuk ka eksperiencë më të tmerrshme.Por tani ekspertët thonë se kanë identifikuar genet që rregullojnë ëndrrat dhe mund t’i fikin ato. Studimi është kryer tek kaviet dhe ka identifikuar genet që kontrollojnë atë pjesë të gjumit kur edhe ndodhin ëndrrat. Një zbulim i tillë mund të ndihmojë shkencëtarët që të trajtojnë çrregullimet e gjumit, madje të ‘fikin’ ëndrrat e këqija. Studimi është kryer nga Universiteti i Teksasit Jugperëndimor. Dr. Joseph Takahashi tha: “Ne besojmë se ky është vetëm fillimi. Ne besojmë se këto dy gene janë të parët nga disa të tillë që rregullojnë gjumin”. Deri më tani nuk dihej se cilat ishin genet që kontrollojnë gjumin e thellë.

Pin It